ArticlePDF Available

Familja fisnike Bruti nga Durrësi (The Noble Family Bruti from Durazzo. Albanian)

Authors:
  • Academy of Sciences of Albania

Abstract

The Albanian noble family named Bruti originated from Durazzo has a long history. It begins with its origin in Durazzo in the 13th Century and ends in the 19th Century in the western-Slovenian City of Capodistria. In this article I am trying to bring an overview of their rich history, focusing primarily on the ties, which this family had with other noble Albanian families during the Middle Age. As the second I want to give information about several personalities belonging to this family. As an example, I can mention here the Bishop of Capodistria (Koper) Agostino Bruti, who played an essential role in the early modern History of Church in Capodistria
Nr. 3-4 STUDIME HISTORIKE 2015
EDMOND MALAJ
FAMILJA FISNIKE BRUTI NGA DURRËSI
I
Në Mesjetë, në lidhje me emrin Bruti apo
Bruto gjejmë shumë persona janë
dokumentuar me një mbiemër tillë
1
sidomos gjatë shek. XV, por unë këtu do të
trajtoj të dhëna rreth familjes fisnike Bruti me
origjinë nga Shqipëria e Mesme,
saktësisht nga Durrësi
2
, siç e cilëson kështu
edhe një “Relacion anonim mbi qytetin e
rrethin e Ulqinit dhe mbi disa vende të tjera të
Shqipërisë” i vitit 1571.
3
Familja Bruti është
një ndër familjet me shquara mesjetare
1
fakt me të njëjtin mbiemër është e dokumentuar edhe një familje tjetër në Venedik,
nga e cila rrjedhin këta persona: Eugenio Bruto njohës i greqishtes përgatiti për
botim disa vepra të Aristotelit (viti 1496); Gianmichelle Bruto nga Venediku (viti
1497); Giovanni Bruto, është i dokumentuar si dëshmitar në një gjyq (viti 1495);
Niccolo Bruto nguli këmbë në Senatin venedikas për Abacinë e Shën Justinës
Padova (viti 1495), për të cilët jemi të mendimit që nuk bëhet fjalë për pinjoll të kësaj
familjeje shqiptare fisnike, por për qytetarë të ndryshëm venedikas me të njëjtin
mbiemër. Shih për këtë: Notizie istorico-critiche intorno la Vita, le Opere degli
Scrittori Viniziani. Raccolte, esaminate e distese da F. Giovanni degli Agostini de
Minori della Osservanza, Bibliotecario in S. Francesco della Vigna nella Citta di
Venezia sua Patria. Venezia: Presso Simone Occhi MDCCLII, f. 570.
2
Dizionario universale della Lingua Italiana ed insieme di Geografia (antica e
moderna); Mitologia; Storia (sacra, politica ed ecclesiastica); Biografia; Antiquaria;
Storia Naturale; e di tutti i vocaboli d’orogine greca, usati nella Medicina, Chirurgia,
Farmacia, Chimica, Fisica, Astronomia, Teologia e Giurisprudenza, preceduto da una
Esposicione Grammaticale e Ragionata della Lingua Italiana di Carlo Ant. Vanzon.
Tomo Primo A-B. Livorno: Sardi e Figlio 1828, f. 628.
3
Dokumente shekujve XVI XVII për historinë e Shqipërisë, vëll. I (1507 - 1592),
përgatitur nga Injac Zamputi, Akademia e Shkencave e RPS Shqipërisë, Instituti i
Historisë, Tiranë: 1989, nr. 231, f. 296.
Fig.
1
: Stema e familjes Bruti
26 Edmond Malaj
shqiptare edhe pse ajo sot në historiografinë shqiptare është mjaft e
panjohur. Nga gjiri i familjes Bruti dolën shumë njerëz të shquar, ndër ta
klerikë nga të cilët disa prej tyre arritën rangun e ipeshkvit, pastaj më tej
edhe shkrimtarë
4
, luftëtarë, burra shteti dhe përkthyes
5
, nga emrat e të
cilëve do të krijohej një listë e gjatë po t’i përmendnim të gjithë. Brutët i
përkasin atyre familjeve fisnike të shumta shqiptare që braktisën atdheun
e tyre Shqipërinë për shkak të pushtimit osman dhe u vendosën në
territorin e Istrias. Familje të tjera që u vendosën aty mund të përmendim
edhe familjet Borisi apo Bruni. Lidhjet e kësaj familje me qytetin e
Durrësit dhe vonë edhe me qytetin e Ulqinit janë tashmë
dokumentuara, edhe pse dokumentet ekzistuese në lidhje me to janë
pakta
6
. Sipas një përshkrimi nga veneciani Gian Battista Giustinian,
familja Bruti mund të kishte një origjinë të vjetër romane, “nga familja e
famshme romane Brutus”
7
. Megjithatë N. Malcolm është i mendimit që
origjina romane e kësaj familjeje shqiptare është e pabazuar dhe e
diskutueshme, pasi në mesjetë ishte e modës që familje fisnike shqiptare,
për t’i dhënë një ngjyrë mundësisht fisnike mbiemrave tyre
familjarë i latinizonin ato dhe u jepnin gjoja një origjinë romane.
8
4
Si të tillë mund të përmendim këtu Alessandro Brutin (1611), nga Capodistria për të
cilin pothuajse nuk dimë asgjë tjetër. Pietro Stancovich, Biografia degli uomini distinti
dell’ Istria, del canonico Pietro Stancovich, socio di varie Academie, Tomo Secondo,
Trieste: Marenigh 1829, f. 230.
5
Studiuesi slloven Salvator Žitko me të drejtë konstaton: “I Bruti si distinsero al punto
di meritarsi publici incarichi e elogi. Cosi troviamo I discendenti dei Bruto nelle file
deri dragomani – interpreti e traduttori presso la Porta ottoman di Cosantinopoli
accanto a Tarsia e ai Carli. Le origjini albanesi e dalmate dei Bruti li rendevano
incline a intraprendere la carrier diplomatic, conoscevano infatti la lingua turca,
Albanese e una delle lingue slave, nell’ ambiente Veneto avevano studiato anche il
Greco e il latino.” Salvator Žitko, “Plemiška Družina Bruti in njena vloga v
družvebem, verskem in Kulturnem življenju beneškega Kopra”, në Il palazzo e la
familglia Bruti a Capodistria, coi libri del vescovo Agostino conte Bruti, Koper
Capodistria 2014, f. 101. (= Bibliotheca Iustinopolitana N. 6).
6
Autori i këtij artikulli ka konsultuar një numër konsiderueshëm vëllimesh
dokumentare dhe ka mundur të gjejë deri tani pak dokumente në lidhje me historinë e
tyre.
7
Noel Malcolm, Agents of Empire. Knights, Corsairs, Jesuits and Spies in the Sixtienth
Century Mediterranian World. Oxford: University Press 2015, f. 23.
8
Po aty, f. 25.
Familja fisnike Bruti nga Durrësi ... 27
II
Origjinën e tyre Brutët pretendohej se e kishin romake, më saktë nga
Brutët romakë, “disa mbeturina të së cilës qëndruan në ato anë, pas
përleshjes së madhe që ngjau në Durrës ... midis Cezarit dhe Pompeut
madh”
9
. Familja Bruti pretendohet se ishte zotëruese e Durrësit
shekullin XIII. Personat e parë të dokumentuar saj janë Marco Bruti
nga Durrësi që përmendet si i lindur në atë qytet në vitin 1285, i cili
cilësohet si zot i Durrësit.
10
dhëna të tjera mbi Markon nuk kemi
mundur të gjejmë akoma, por dimë ishte i martuar me Maria
Capelichion dhe nga kjo martesë lindi më 1316, Cristoforo Bruti.
11
Mesa
duket Capelichiot ishin një familje fisnike në Durrës, e panjohur deri më
sot, pasi të dhëna mbi këtë familje pothuajse nuk kemi fare. Me këtë
familje Brutët patën edhe lidhje të tjera, sepse vitin 1474 na del edhe
një martesë tjetër e Barnaba Brutos me Gioa Capelichion e cila në burime
të tjera quhet edhe Gioca me origjinë nga Coppelicho Albanese (Kopliku
??).
12
Nëse familja Capelichio (apo Coppelicho) ka lidhje me fshatin e
madh verior shqiptar Koplik, i cili në mesjetë kishte një prani të dendur
sllave, kësaj pyetjeje për momentin nuk mund t’i përgjigjemi akoma, për
shkak të mungesës së burimeve dokumentare.
Kristofori (Cristoforo) i lindur më 1316, me shumë mundësi në
Durrës, është pasardhësi i dytë i dokumentuar i kësaj familje dhe u
martua me Susanna Shpanin. Ja pra edhe një lidhje tjetër politikisht e
rëndësishme për atë kohë. Familja Shpani nga Drishti (Drivasto) ka qenë
një ndër familjet fuqishme politikisht dhe ekonomikisht
Shqipërinë Veriore mesjetare dhe është e dokumentuar mjaft mirë.
13
Kjo
familje ishte shumë e pasur dhe siç thotë Farlati, pasuritë e saj
Shqipëri lulëzonin (illustri Genere Spanorum, qui opibus copiisque in
Albania florebant).
14
Në mbështetje të këtij fakti mund përmendim që
9
Dokumente të shekujve XVI – XVII ..., vëll. I (1507 - 1592), nr. 231, f. 296.
10
Domenico Venturini, La famiglia Albanese dei Conti Bruti. Parenzo: Tipografia
Gaetano Coana 1905, f. 7; shih edhe: S. Žitko, “Plemiška Družina Bruti …”, f. 101.
11
D. Venturini, La famiglia Albanese ..., f. 7.
12
G. Agostini, Notizie istorico-critiche ..., f. 495.
13
Për dhëna tjera në lidhje me Shpanët shih Edmond Malaj, “Familje fisnike të
Drishtit mesjetar”, Studime historike, nr. 3-4, 2013, Viti LXVII (L), f. 33-44.
14
Illyrici Sacri, Tomus Septimus, Ecclesia Diocletiana, Antibarensis, Dyrrhachiensis et
Sirmiensis, cum eorum suffraganeis. Auctore Daniele Farlato, Presbytero Societatis
Jesu, et Jacobo Coleto olim ejusdem Societatis alumno.Venetiis, MDCCCXVII. Aput
28 Edmond Malaj
në kadastrën e Shkodrës të vitit 1416-1417 përmenden shumë Shpanë, të
cilët janë të përhapur gjithkund nëpër rrethinat e Shkodrës dhe ishin
pronarë tokash dhe fshatrash. Ata kishin privilegje edhe nga zotërimi
venedikas. Lidha e Brutëve me këtë familje dëshmon për fuqinë dhe
rëndësinë e tyre në Shqipërinë Mesjetare.
Nga martesa e Kristoforo Brutit me Susanna Shpanin, u lind në vitin
1348, Barnaba Bruti i cili mori për grua Elena Dukën. Kjo ka qenë një
pinjolle e familjes fisnike të fuqishme Duka në Shqipërinë e Mesme dhe
Jugore mesjetare. Duka si mbiemër familjar sot gjendet dendur pothuaj se
gjithë territorin shqiptar. Nga kjo lidhje martesore, u lind vitin
1382, Giacomo Bruti. Ai u lidh me një familje tjetër njohur fisnike,
duke marrë për grua Catarina Svinjan. Se nga cila krahinë e Shqipërisë
ishte Catarina kjo nuk mësohet nga burimet që kemi në dispozicion,
porse familja Svinja është mjaft e dokumentuar Drisht, Shkodër
15
dhe në krahinat e Dalmacisë bregdetare.
Etimologjikisht, sipas Shuflajt, Jireçekut dhe Talloscit, ky mbiemër
vjen nga fjala sllave svinja që don të thotë thi, derr. Mesa duket kjo
familje ka një origjinë sllave. Por duhet të përmendim këtu që fjala Suinis
edhe në latinisht ka lidhje me fjalën thi derr (suinis = mbiemër gjinia
fem., rasa gjinore). Jireçeku e bën të pranishme familje fisnike Svinis
edhe në Ulqin (Svino, Nobiles von Dulcigno im XV. Jahrhundert, de
Suyno 1505, de Suinis 1521)
16
. Nga lidhjet e Brutëve me familjen Svinja
dokumentohet edhe një martese tjetër që është e dokumentuar vitin
1520, midis Bona Brutit dhe Lavio Suinas.
17
Një lidhje tjetër e rëndësishme e Brutëve me familjet mesjetare është
edhe martesa e Bartolomeo Brutit me Laura Dukagjinin (Laura Ducaina).
Dukagjinët kanë qenë një familje e fuqishme në veri të Shqipërisë të cilët
morën pjesë në mënyrë aktive në luftën kundër osmanëve gjatë shek.
____________________________________________________
Sebastianum Coleti. Superiorem permissu ac privilegio (Botim i dytë. Prishtinë: Arbi
2004.), f. 85.
15
Regjistri i Kadastrës dhe i koncesioneve për rrethin e Shkodrës (1416-1417),
përgatitur për botim nga Injac Zamputi, Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë,
Tiranë 1977, fl. 3a; 9ab, 23 b, 24 ab, 30 b, 35 a, 129 a, 133 b, 137 b, 158 b.
16
Constantin Jireček, “I. Abhandlung: Die Romanen in den Städten Dalmatiens während
des Mittelalters. II. Theil”, Denkschriften der Kaiserlichen Akademie der
Wissenschaften. Philosophisch-historische Klasse. Neunundvierzigster Band. Wien:
Carl Gerolds Sohn 1904. f. 64.
17
D. Venturini, La famiglia Albanese ..., pa f., shih gjenealogjinë në fund të kësaj
vepre.
Familja fisnike Bruti nga Durrësi ... 29
XV.
18
Bartolomeo ishte nënbailoz (vicebailo) dhe kapiten i Durrësit.
19
Nga martesa e Bartolomeos me Laura Dukagjinin lindën shumë fëmijë
por këtu ia vlen të përmendet Barnaba, i cili u shqua si dragoman, por
pati një fat të keq, sepse ra në duart e osmanëve dhe vdiq nën tortura
vendin e quajtur “Shtat kullat” (Sette Torri) në Konstandinopojë.
20
Ndër
lidhjet e Brutëve me Dukagjinët është dokumentuar edhe një martesë
tjetër ndërmjet Oria Brutit me Giovani Ducaino, e dokumentuar në vitin
1529.
21
Vazhdimësinë e traditës lidhjes me familje fuqishme e
vazhdojnë më tej të tjerë, si p. sh. Antonio Bruti, i cili u martua me Oria
Kastriotin, një të afërme e Heroit Kombëtar Shqiptar Gjergj Kastrioti.
Familja e Kastriotëve ka qenë e famshme dhe ka pasur territoret e saj në
krahinat e Matit Dibrës dhe Krujës
22
. Me Gjergj Kastriot
Skënderbeun në krye u bë pararojë e luftës kundër pushtuesve osmanë
gjatë shek. XV. Antoni ishte nënbailoz (vicebailo) i Durrësit dhe mori
pjesë aktive mbrojtjen e këtij qyteti, luftoi me trimëri, deri sa
përfundoi i zënë rob dhe vdiq nën robërinë turke.
23
Në lidhje me këtë
ngjarje për vitin nuk ka dhëna. Sipas gjenealogjisë jep Venturini,
nga martesa e Antonios me Oria Castriotin lindi Barnaba, i cili pati si
bashkëshorte Gioa Capelichion.
24
Në burime tjera quhet edhe Gioca
me origjinë nga Coppelicho Albanese
25
(Kopliku ??) këta i përmendëm
edhe sipër. Mbi vitet e tyre lindjes dhe periudhën kur jetuan nuk
kemi të dhëna, por jemi mendimit jetuan aty rreth mesit shek.
XV. Barnaba, porsi të parët e tij ishte luftëtar dhe gjatë mbrojtjes së
Durrësit ndaj osmanëve mbeti i plagosur rëndë.
26
18
Shih: Fjalori Enciklopedik Shqiptar, botuar nga Akademia e Shkencave e RPS
Shqipërisë, Tiranë: 1985, f. 212.
19
Giuseppe Bonzi, Ne funerali dell Illustriss., e Reverendiss. Monsig. Agostino Bruti
Vescovo di Capodisstria. Orazione die Giuseppe Bonzio delta il 7 Setembre dell Anno
1747. Venezia: Francesco Storti 1748, XIV.
20
D. Venturini, La famiglia Albanese ..., f. 7.
21
Po aty, pa f., shih gjenealogjinë në fund.
22
Edmod Malaj, “Disa reflektime mbi origjinën e Kastriotëve”, në Sesionin Shkencor
“610-vjetori i lindjes Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, maj 1405-
maj 2015, Tiranë: ILAR, 2015, f. 48-61.
23
G. Bonzi, Ne funerali dell Illustriss ..., f. XIV.
24
D. Venturini, La famiglia Albanese ..., pa f., shih gjenealogjinë në fund.
25
G. Agostini, Notizie istorico-critiche ..., f. 495.
26
G. Bonzi, Ne funerali dell Illustriss ..., f. XV.
30 Edmond Malaj
Barnaba dhe Gioa ishin prindërit e të famshmit Piero Bruto, i cili
është i dokumentuar fare mirë në gjysmën e dytë të shek. XV. Në lidhje
me figurën e Piero Brutit, ia vlen hapim një parantezë dhe ndalemi
pak për të dhënë një skicë të shkurtër të jetës dhe të aktivitetit të tij. Emri
i tij është futur tashmë nëpër vepra flasin mbi shkrimtarët venecianë
sidomos të periudhës së Rilindjes së Vonë. Le të kthehemi tani sërish në
Shqipëri. Lidhja e tretë me familjen Capelichio është e dokumentuar
vitin 1477, ku Giorgia Bruti u martua me Marco Capelichion.
27
Me pushtimin e Durrësit nga osmanët më 13 gusht 1501, kjo familje
u largua nga ky qytet. Personi që është i dokumentuar në lidhje me këtë
largim, sipas disa burimeve, është Barnaba Bruto, i cili pas pushtimit
qytetit arriti të shpëtonte e të largohej i vetëm duke u rimëkëmbur
Ulqin.
28
Duket se nga kjo familje shpëtoi vetëm Barnaba, i cili do
bënte të mundur vazhdimësinë e kësaj familjeje Ulqin.
29
Ka mundësi
që Barnaba që u arratis nga Durrësi, mund të ketë qenë i njëjti person me
Barnaba Bruton e lartpërmendur, të atin e Piero Brutit. Pra, siç u pa edhe
më lart, vazhdimësia e familjes Bruti në Durrës është mjaft e pashkëputur
që nga shek. XIII e deri në vitin 1501 që shënon pushtimin e këtij qyteti
nga osmanët.
30
Largimin e Brutëve nga Durrësi, në vitin 1501, të dhëna të tjera,
përveç se me Barnaban, e lidhin edhe me Antonio Brutin, i cili vendoset
Ulqin dhe bëhet fisnik i tij qyteti,
31
por këtu mund ketë ndonjë
keqkuptim apo ndonjë gabim nëpër burime pasi Antonio Bruti
32
u lind në
vitin 1518, mesa duket në Lezhë apo në Ulqin, ku banoi edhe pjesën
madhe jetës tij, dhe ku përshkruhet si një burrë fisnik
jashtëzakonisht i virtytshëm dhe shumë besnik ndaj Sinjorisë
venedikase.
33
Pra, i bie të jetë i brezit të dytë të familjes Bruti në Ulqin.
34
27
D. Venturini, La famiglia Albanese ..., pa f. (gjenealogjia)
28
Nuovo Dizionario Istorico ovvero Storia In Compendio, Tomo III, Bassano: 1796, f.
383.
29
Po aty.
30
N. Malcolm, Agents of Empire ..., f. 25.
31
S. Žitko, “Plemiška Družina Bruti…”, f.101.
32
[Pa autor], “Kush ishin agjentët shqiptarë të Perandorisë Osmane”, në Gazeta
Telegraf, datë 15.06.2015.
33
N. Malcolm, Agents of Empire ..., f. 23.
34
Megjithatë edhe Giuseppe Bonzio thotë për Antonion se iku nga Durrësi dhe u vendos
në Ulqin, u emërua madje edhe Kavaljer me një dekret të Senatit Venedikas. G. Bonzi,
Ne funerali dell Illustriss ..., f. XV.
Familja fisnike Bruti nga Durrësi ... 31
Ky person del i dokumentuar që në vitet 30 të shek. XVI, deri me Luftën
e Qipros dhe me Betejën e Lepantos vitin 1571.
35
Megjithatë
Venturini e vendos atë si banues për një farë kohe në Lezhë, qytet të cilin
u detyra ta braktiste duke lënë në dorën e turqve çdo pronë të tijën, për të
mbërritur pastaj në Ulqin i varfëruar krejtësisht, i veshur në lecka (lacero)
e i uritur
36
, shoqërinë e dy motrave të tij cilat i martoi, njërën tek
Dukagjinët kurse tjetrën tek familja fisnike Suinja.
37
Prona ai braktisi në Lezhë duhet të ketë qenë mjaft e madhe për
shkak marrëdhënieve dhe lidhjeve tregtare kishte pasur me qytetet
përreth.
38
Ulqin ai u bë komandat i një brigantine venedikase dhe
aktiviteti i tij ushtarak është i mbushur plot me heroizma, ndër cilat
mund të përmendim këtu pjesëmarrjen e tij mbytjen e anijeve
(vescielli) të piratit të famshëm Barbarossa dhe luftën që bëri kundër
ushtrisë turke nën drejtimin e sanxhakbeut të Shkodrës, Mustafa për
shpëtimin e Dukagjinit,
39
ngjarje kjo që duhet ketë ndodhur diku
gjysmën e dytë të shek. XVI, por që nuk është e njohur në detaje. Emri i
tij përmendet edhe një dokument të datës 23 prill 1553 lidhje me
një koncesion toke dhënë atij me kontratë nga Augustin Nigri, rektor dhe
abat i Manastirit Shënkollit Bunës. Për rëndësinë ka ky
dokument, po e japim të plotë si më poshtë:
“[Jakob Dugario, në emër edhe «Augustin Nigrit, rektorit abat ...
abacisë së quajtur Shënkolli i Bunës» ka parashtruar se, më parë ai
vetë] me dëshirë ta bënte mirë gjendjen e atij Augustini dhe
kishës së sipërthënë dhe të mendonte për dobinë e tyre, i dha dhe i
shënoi si emfitues të përhershëm birit të dashur Anton Brutit, laik
(shekullar) i qytetit Ulqinit ... një tokë që gjendet brenda caqeve
fshatit Geram të asaj dioqeze ... nga e cila pothuaj nuk merrej asgjë, me
një qira apo detyrim, ndaj atij Augustini ose të rektorit të kësaj kishe që
do të jetë kohë pas kohe, dy karte grurë të qëruar, që çdo vit do të
paguhen në kohën e korrjes, sikundër [parashikuese] thotë se del
instrumentin publik bërë për këtë... [Antoni kërkon pra t’i
vërtetohet ky koncesion dhe pasi të bëhet shqyrtimi, nëse çdo gjë është
35
S. Žitko, “Plemiška Družina Bruti…”, f.101.
36
D. Venturini, La famiglia Albanese ..., f. 9.
37
N. Malcolm, Agents of Empire ..., f. 26.
38
Po aty.
39
D. Venturini, La famiglia Albanese ..., f. 10.
32 Edmond Malaj
në rregull, se është për dobinë e kishës dhe se nuk cënohen të drejtat e
tjetërkujt, të bëhet vërtetimi]
40
.
Si rrjedhojë e kësaj kërkese për vërtetim ,Papa në lidhje me këtë
koncesion porosit kryeipeshkvin e Tivarit dhe ipeshkvin e Ulqinit për
bërë hetime lidhje me këtë koncesion, me qëllim që nëse ai është i
rregullt të vërtetohet
41
. Emri i tij na del edhe në dokumente tjera
viteve 1559
42
dhe 1570
43
, ku përmendet si tregtar gruri dhe besnik i
venedikasve.
Antonio II Bruti ishte pra një tregtar, luftëtar dhe diplomat i njohur
për kohën. Ai vepronte “si një ndërmjetës mes Venedikut dhe Stambollit
mbikëqyrjen e tregtisë jetike grurit dhe në manipulimin e një rrjeti
kristiano-otoman dhe të lidhjeve personale dhe aleancave e bëjnë të
pakuptimtë ndarjen mes dy kulturave tradicionalisht kanë
karakterizuar kuptimin tonë mbi Rilindjen.”
44
Si i tillë ai pati një sukses
aq të madh saqë Duka i Venedikut e emëroi Antonio (II) Brutin në vitin
1559, kalorës të Urdhrit të Shën Markut, duke fituar gjithashtu edhe
merita e tituj të tjerë për shkak veprave të tij heroike shërbim
Republikës së Venedikut.
45
Në një dokument të datës 17 maj 1570 në lidhje me tregtinë që bënte
me Venedikun, Antoni përmendet me urdhrin e kalorësit dhe pronar i një
anije brigandine që transportonte grurë në Venedik, por që ndalohet nga
podestai i Budvës për shkak të një nevoje madhe (për shkak luftës
me turqit, murtajës dhe urisë, si dhe për shkakun e Pastroviqëve të uritur
që kërcënonin se do të plaçkitnin qytetin). Si rrjedhim ai kërkon falje
Venedik.
46
Për këtë ndalesë brigandinës në një dokumet tjetër po muajit
maj 1570 jepet një version tjetër, ku thuhet se “meqënëse në këtë liman u
gjet një brigandinë me grurë të ngarkuar prej madhërishmit kalorës
Bruti për llogari Sinjorisë sonë të përndritur e shumë të shkëlqyer, ne
40
Dokumente të shekujve XVI-XVII ..., Vëll. I (1507 - 1592), nr. 188.
41
Po aty.
42
“1559, Ulqini dhe Tivari relacionin e sindikëve Mikel Bon dhe Gaspare Erizzo”,
Dokumente të shekujve XVI-XVII ..., Vëll. I (1507 - 1592), nr. 201 (f. 116).
43
Po aty, nr. 225, 226.
44
[Pa autor], “Kush ishin agjentët shqiptarë të Perandorisë Osmane”, në Gazeta
Telegraf, datë 15. 6 2015.
45
S. Žitko, “Plemiška Družina Bruti…”, f.101.
46
Dokumente të shekujve XVI-XVII ..., vëll. I (1507 - 1592), nr. 225.
Familja fisnike Bruti nga Durrësi ... 33
gjykatës e prokuratorë, përfaqësues të kësaj bashkësie shumë besnike,
bashku me shumë qytetarë të tjerë si: kapedanë, ushtarë e stratiotë iu
lutëm zotërisë suaj shumë të qartë që të bënte të shkarkohej gruri i
sipërthënë për ushqyer [njerëzit] shumë besnikë kthjelltësisë saj
[Republikës]”.
47
një ngjarje tjetër ky përmendet si person ka marrë pjesë
luftën e përgjakshme midis “banorëve” Lezhës që i përkiste tashmë
Perandorisë Osmane (cittadini die Alessio turca) dhe ulqinakëve që i
përkisnin Republikës së Venedikut (dulcignotti veneti). Turqit kishin
kapur dhe shitur një anije madhe tipit marciliana
48
i përkiste
venedikasit Alvise Vendramin (il magnifico missier Alvise Vendramin).
Antonio Bruti i detyroi grabitësit t/i jepnin shumën e parave
kishin përfituar nga shitja.
49
Kurse në një rast tjetër, së bashku me
Cristoforin, Kapitenin e Kanalit, ai ndoqi piratin turk Hasan deri brenda
portit të Durrësit që tashmë i përkiste osmanëve. Antoni zbarkoi në portin
e qytetit nga e kishte edhe origjinën dhe duke mos pasur frikë nga numri i
madh i jeniçerëve që dolën përkrah cubit, e detyroi atë bënte një
premtim me shkrim në prezencën e kadiut, duke deklaruar që ai nuk do të
shqetësonte më nënshtetasit e Serenissimas.
50
Përsa i përket lidhjeve të Antonios me familjet fisnike shqiptare,
mund të themi që e shoqja e tij i përkiste familjes fisnike Bruni nga
Ulqini. Brutët ishin lidhur me familjen Bruni edhe herët dhe si një
lidhje të tillë mund përmend këtu martesën e Lucia Brutit me Stefano
Brunin, të dokumentuar në vitin 1524, pra një brez më përpara se Antoni
i lartpërmendur. Brunët e Ulqinit fakt duhet kenë qenë nga
Shkodra
51
, me origjinë mbase nga Venediku dhe të vendosur në Shkodër
shek. XI,
52
por vonë ata mesa duket qeshpërngulur për
Ulqin, për shkak të pushtimit të Shkodrës dhe të krahinave përreth saj nga
turqit në vitin 1479.
47
Po aty, nr. 226.
48
Marrë nga: La Marciliana: URL: http://www.marciliana.com/la-marciliana (10. 9.
2015)
49
D. Venturini, La famiglia Albanese ..., f. 10.
50
Po aty.
51
D. Venturini, La famiglia Albanese ..., f. 8; Shih edhe N. Malcolm, Agents of Empire
..., f. 24.
52
N. Malcolm, Agents of Empire ..., f. 24.
34 Edmond Malaj
Kunati i Antonio Brutit qe Giovanni Bruni, i cili u bë më vonë
argjipeshkëv i Tivarit, duke qëndruar si i tillë për një kohë mjaft të gjatë,
nga viti 1551 deri vitin 1571.
53
Si argjipeshkëv i Tivarit problemet e
një dioqeze në territoret e pushtuara osmane dhe konkurrencën e rivalëve
besimeve ortodokse serbe dhe luteriane. Pozicioni i Giovannit, duke
punuar në vijën e frontit kundër ndryshimeve që konsideroheshin si
“herezi” për kishën, tërhoqën vëmendjen e Papatit, vitin 1562 e
thirri atë për të drejtuar kundërreformën e Koncilit të Trentit (1545 – 63),
pra përpjekjen e Kishës Katolike për të vendosur rregull në shtëpinë e saj
dhe për t’iu përgjigjur sfidës së Protestantizmit.
Sa i përket prezencës së kryeipeshkvit të Tivarit në Koncilin e
Trentit, kemi hasur në një problem që tani për tani nuk mund të marrë një
sqarim të kënaqshëm, sepse sipas një përshkrimi gjeografiko-historik për
Mbretërinë e Serbisë (Kosovë, etj.) dhe krahinave të tjera përreth nga një
autor anonim në vitin 1651, në katalogun e legatëve kryepeshkopë të Julit
III gjatë këtij koncili del i pranishëm “Gjon Bruti ... i mbretërisë së
Serbisë, Primat Kryepeshkop i Tivarit” (Johannes Brutius (?) de Regni
53
Po aty.
Fig. 2: Lidhja e Brutëve me Brunët e Ulqinit. Marrë nga N. Malcolm,
Agents of Emipre, pa nr. faqeje
Familja fisnike Bruti nga Durrësi ... 35
Fig. 3
: Agostino Bruti
Servia Primas Archiepiscopus Antibarensis)
54
. “Ndërsa Giovanni ndoqi
rrugën e tij fetare, vëllai i tij Gasparo rrëmbeu shpatën dhe iu bashkua
Kalorësve të Maltës më 1567, pikërisht në kohën kur sulltani i ri osman,
Selimi II kërcënoi me një fushatë të madhe detare kundër Maltës dhe
interesave spanjolle – venedikase në të gjithë Mesdheun.
55
Në vitin 1571, Ulqini u pushtua nga osmanët dhe qe një ndër qytetet
e fundit shqiptare që ranë nën sundimin e kësaj perandorie. Antonio Bruti
u vra në luftë për mbrojtjen e qytetit të
tij lindjes u mor pastaj nga
turqit.
56
Edhe kunetërit e tij i
përkisnin familjes Bruni nuk patën
aspak një fat më të mirë: Giovanni
fillimisht u burgos nga turqit, por
vonë mesa duket u la i lirë, kurse
Gasparo që u bë i dyti në komandën e
aleancës detare krishterë dhe u
përball me flotën otomane tetor
1571
57
, u vra në Betejën e Lepantos.
Për trimëritë e tij qe shpërblyer duke u
vënë krye një komande fund
viteve 1570 për mbrojtur
enklavën papale në Avinjon, nga një
tjetër armik heretik, kësaj here nga
francezët protestantë huguenotë. Ai
dërgoi djalin e tij, Antonion Brunin,
në një shkollë jezuite në Romë ku studioi për drejtësi dhe që prej 1580 do
ndihmonte kushëririn e tij, Bartolomeo Brutin administrojë
Moldavinë.
58
54
Dokumente për historinë e Shqipërisë (1623-1653), transkriptuar e përkthyer nga
Injac Zamputi. St. Gallen/Prishtinë: albanisches institut & Faik Konica 2015, nr. 153,
fl. 2.
55
[Pa autor], “Kush ishin agjentët shqiptarë të Perandorisë Osmane”, në Gazeta
Telegraf, datë 15.06.2015.
56
Po aty.
57
N. Malcolm, Agents of Empire ..., f. 24.
58
[Pa autor], “Kush ishin agjentët shqiptarë Perandorisë Osmane …”, Telegraf,
datë 15.06.2015.
36 Edmond Malaj
Fat keq pati edhe Giovanni i sipërpërmendur, argjipeshkvi i
Tivarit. Ai u vra ndoshta 100 jarda larg vëllait të tij Gasparo, në bordin e
një anije papnore, edhe pse ajo nuk ra duart e osmanëve, por të disa
piratëve spanjollë, të cilët e ekzekutuan teksa ai po thërriste: “Jam
peshkop, jam i krishterë”
59
. Ky ekzekutim duhet të ketë ndodhur pikërisht
vitin 1571.
60
lidhje me këtë ekzekutim, na jep disa të dhëna
tepër imzot Pjetër Bogdani një relacion tij datës 24 mars 1684.
Aty Bogdani shkruan që “ky [ipeshkvi] qe futur prej turqve në rrem si një
skllav dhe pastaj, si qe kapur ajo galerë prej të krishterëve, të cilët vonë i
shkuan në ndihmë, duke parë në atë sulm [atë peshkop] kaq të këputur e
keqpërdorur, duke menduar se mos ishte turk, ata tanët ia shkurtuan
kokën atij të mjeri prelat.”
61
Çuditërisht, relacioni anonim i vitit 1571 që
përmendëm më sipër na njofton edhe për një prelat tjetër të Kishës të dalë
nga kjo famije, i cili ishte Imzot Antoni Bruti, (ms. Antonio),
62
por këtu
mbase bëhet fjalë për ndonjë ngatërresë me Antonio Brutin që ka jetuar
gjatë shek. XVI, për të tilin folëm tashmë më lart.
Me pushtimin e Ulqinit pësoi një goditje edhe ekzistenca e kësaj
familje si në këtë qytet, ashtu edhe në trojet shqiptare në përgjithësi, duke
u larguar përgjithmonë nga Shqipëria e duke u vendosur Capodistria
(Koper). Ishin pikërisht të bijtë e Antonio Brutit, Giacomo dhe Marco,
luftëtarë në ushtrinë venedikase dhe pjesëmarrës si i ati i tyre në Betejën e
Lepantos, ata që morën rrugën e largimit nga atdheu, pas vdekjes
babait të tyre më 7 tetor 1571.
63
Nga familja Bruti, edhe pas largimit të tyre nga trojet shqiptare kanë
dalë edhe njerëz tjerë suksesshëm bënë emër qoftë Ballkan,
qoftë trojet italiane apo Perandorinë Osmane. Ndër pasardhësit e
kësaj familjeje mund përmendim këtu Bartolomeo Brutin e
lartpërmendur, i cili punoi qoftë për Venedikun qoftë për Stambollin dhe
shumë shpejt u rekrutua nga spanjollët (me pagesë) dhe nga venedikasit
59
Po aty.
60
N. Malcolm, Agents of Empire ..., f. 24.
61
Dokumente të shekujve XVI-XVII për historinë e Shqipërisë, Vëllimi IV (1675-1699),
përgatitur nga Injac Zamputi dhe Selami Pulaha, Tiranë: Akademia e Shkencave
(Instituti i Historisë) 1990, nr. 6 (f. 26).
62
Dokumente të shekujve XVI-XVII ..., vëll. I (1507 - 1592), nr. 231, f. 296.
63
S. Žitko, “Plemiška Družina Bruti…”, f.101.
Familja fisnike Bruti nga Durrësi ... 37
si spiun
64
, për të bërë në vitin 1577 bisedime rreth një paqeje të dëshiruar
nga Madridi
65
dhe më vonë duke ndërmjetësuar marrëveshje me Vezirin
e Madh të Perandorisë Osmane (që për fat do ta kishte afërm)për
emëruar vojvodën e ri në Moldavi.
66
Në vitin 1592, kur vojvoda i ri u emërua, Bartolomeo i rriti kërkesat,
aq sa e vranë dhe e hodhën në Dniester (ndonëse Malcolm ka zbuluar një
tjetër dimension të vrasjes së tij, një grindje tërësisht më prozaike për
çështje parash).
67
Ndikimi i klanit arriti aq larg, deri veprimtarinë si
agjentë Mbretëreshës Elizabetë I. 1596, Edward Barton,
ambasadori anglez në Stamboll udhëtoi me Sulltan Mehmetin III përmes
Hungarisë shoqërinë e përkthyesit tij ishte Pasquale Bruti, një
nga nipat e Bartolomeos së lartpërmendur. Fatkeqësisht edhe Pasquale
pati të njëjtin fat si xhaxhai i tij. Ai u vra nga autoritetet osmane
Beograd në vitin 1597, i dyshuar si spiun.
68
III
Siç e thashë edhe sipër familja nxori shumë klerikë njohur
cilat dhanë një kontribut të rëndësishëm në jetën dhe në kulturën e
qyteteve ku u vendosën. Si shembull mund të përmend këtu ipeshkëvijtë
e dalë nga kjo familje. Si të parin po rendis ipeshkvin e Ulqinit, Antonio
Brutin,
69
i cili duhet ketë figuruar si ipeshkëv i Ulqinit në gjysmën e
parë shek. XVI
70
, megjithatë mbi nuk kemi të dhëna dhe Farlati e
përmend Antonio Brutin Ulqin si prokurator
71
e jo si ipeshkëv. Këtu
mund tërmendet sërish argjipeshkvi i Tivarit Gjon Bruti Johannes
Brutius (?) de Regni Servia Primas Archiepiscopus Antibarensis”
72
për të
cilin thamë edhe më sipër që hëpërhë nuk mund të vërtetohet me saktësi
si i tillë, ose mbase këtu bëhet fjalë për Gjon Brunin
73
, argjipeshkvin e
64
Nicolae Jorga, Geschichte des Osmanischen Reiches: Dritter Band: bis 1640.
Paderborn: egv 2011, f. 264.
65
Po aty, f. 160.
66
[Pa autor], “Kush ishin agjentët shqiptarë Perandorisë Osmane ...”, Telegraf,
datë 15.06 2015.
67
Po aty.
68
Po aty.
69
G. Bonzi, Ne funerali dell Illustriss ..., f. XVII.
70
D. Farlato, Illyricum Sacrum ..., f. 259.
71
Po aty.
72
Dokumente për historinë e Shqipërisë (1623-1653) ..., nr. 153, f. 2.
73
Dokumente të shekujve XVI-XVII ..., vëll. IV (1675-1699), nr. 6, f. 26.
38 Edmond Malaj
Tivarit, përmendur më lart, pjesëmarrës gjithashtu Koncilin e
Trentit, por që gabimisht mund t’i jetë shkruar emri Bruti në vend
Bruni.
Më tej ia vlen të përmendim ipeshkvin e Cittanovas në Istria Jacopo
(Giacomo) Bruti (1628-1679), i cili vdiq më 1688.
74
Ipeshkvi tjetër i
radhës i dalë nga kjo familje qe Agostino Bruti, ipeshkëv i Justinopolit
(Capodistria/Koper) (ipeshkëv gjatë periudhës 28 shtator 1733 - tetor
1747).
Augostino Bruti është i
një rëndësie veçantë, jo
vetëm për historinë e
familjes Bruti por edhe për
historinë e kishës katolike
qytetit të Capodistrias, kësaj
figure si përfundim po i
kushtoj disa rreshta.
Agostino Bruti u lind
Kapodistria maj vitit
1682. Ai e filloi karrierën e
tij klerikale në Kapodistria si
këshilltar i Inkuizicionit
75
.
Pastaj kaloi në Romë në cilësinë e sekretarit të memorialëve dhe si
kamerleng (maestro di camera) në oborret e dy ambasadorëve venedikas.
Si rezultat i meritave të tij nga Republika Venete iu dha Abacia e Asolos.
Meritat e tij e bënë që vazhdim shugurohej nga Papa ipeshkëv i
Caneas, dhe kështu vitin 1734 u transferua në atdheun e tij
Katedralen e Kapodistrias, ku qëndroi si i tillë për 13 vjet e 8 muaj deri
në vitin 1747 që është edhe viti i tij i vdekjes.
Në maj të vitit 1737 ai organizoi Sinodin e parë të Dioqezës së
Justinopolit (pra Kapodistrias) duke rishikuar dhe sistemuar edhe një
herë çështje ndryshme kësaj dioqeze, frymën e Koncilit
Tridentin.
76
Ai u mundua të instauronte një jetë më intensive dhe më
74
S. Žitko, “Plemiška Družina Bruti…”, f. 55.
75
P. Stancovich, Biografia degli uomini distinti ..., I, f. 472-473.
76
Augustinus Co: de Brutis, Justinopolitanae Diocesis sacrae constitutiones quas in sua
prima synodo In Cathedrali celebrata diebus 6.7.8. Maji 1737, promulgandas curavit
Ilustrissimus, et Reverendissimus in Christo Pater D. Augustinus Co: De Brutis,
Episcopus Justinopolitanus, Comesque Antignani etc, Venetiis MDCCXXXVIII.
Fig.
4: Pallati Bruti në Koper (Slloveni), sot Biblioteka
e qytetit. Foto nga E. Malaj
Familja fisnike Bruti nga Durrësi ... 39
të disiplinuar kishtare, pra duke e vënë theksin më tepër tek jeta praktike
e krishterë, sesa tek problemet lidhje me çështje dogmatike fesë.
77
Veprat e tij janë:
Augustinus Co: de Brutis, Justinopolitanae Diocesis sacrae
constitutiones quas in sua prima synodo In Cathedrali celbrata diebus
6.7.8. Maji 1737, promulgandas curavit Ilustrissimus, et
Reverendissimus in Christo Pater D. Augustinus Co: De Brutis,
Episcopus Justinopolitanus, Comesque Antignani etc, Venetiis
MDCCXXXVIII.
Augustinus Co: de Brutis, Appendix in Synodo dioecesana
Justinopolis, Venetiis MDCCXXXVIII.
(Občina Koper), Per la magnifica citta di Capodistria C. monsignor
vescovo Brutti, Capodistria 1745.
shkrimet e tij Agostino Bruti u mundua që të forconte autoritetin
e ipeshkvit dhe rëndësinë e sakramenteve me qëllim jeta e
krishterë kishte një praktikë sa me dendur,
78
duke pasur
parasysh këtu edhe frymën e Koncilit Tridentin.
Vepër e tij është edhe pallati Bruti ekzistente edhe sot e kësaj dite në
qendër të Kapodistrias.
Këtu ja vlen të përmenden edhe ndikime të tjera të rëndësishme të tij
fushën ndërtimore si zmadhimi i ndërtesës Seminarit dhe zmadhimi i
Katedrales aguste
79
që është një krenari për qytetin e Koperit edhe sot e
kësaj dite.
Kjo familje u shua aty nga gjysma e shek. XIX dhe pinjolli i fundit i
saj ishte Barnaba Konte Bruti, i cili qe podesta (kryebashkiak) i Koperit
(Capodistria) të Sllovenisë gjatë viteve 1818- 1822.
80
Këto ishin pra disa
të dhëna të përgjithsme mbi familjen fisnike shqiptare Bruti, e cila është e
dokumentuar që në shek. XIII, por që u bë e njohur kryesishit gjatë
shekujve XVI-XVIII.
77
Peter Štoka, “Knjižna dela Koprskega Škofa Agostina Grofa de Brutija ter falni gojor
Kopersega literata Giusepija Bonzija, Benetke, 1748, Riassunto”, në Il palazzo e la
famiglia Bruti a Capodistria ..., f. 173.
78
Po aty.
79
Po aty, f. 174.
80
Familjet fisnike shqiptare në Koprin e Venecisë, botuar si numër i veçantë në revistën
Illira, nr. 2/2015, Koper, Slloveni, f. 22.
40 Edmond Malaj
S u m m a r y
B
RUTI
,
T
HE
N
OBLE
F
AMILY FROM
D
URAZZO
The Albanian noble family named Bruti originated from Durazzo has a
long history. It begins with their origin in Durazzo in the 13
th
Century and ends
in the 19
th
Century in the western-Slovenian City of Capodistria. In this article I
am trying to bring an overview of their rich history, focusing especially in the
ties, which this family had with other noble Albanian families during the
Middle Age. As second I want to give information’s about several personalities
belonging to this family. As an example I can mention here the Bishop of
Capodistria (Koper) Agostino Bruti, who played an important role in the early
modern History of Church in Capodistria.
ResearchGate has not been able to resolve any citations for this publication.
Notizie istorico-critiche
  • G Agostini
G. Agostini, Notizie istorico-critiche..., f. 495.
Antibarensis, Dyrrhachiensis et Sirmiensis, cum eorum suffraganeis
  • Illyrici Sacri
  • Tomus Septimus
  • Ecclesia Diocletiana
Illyrici Sacri, Tomus Septimus, Ecclesia Diocletiana, Antibarensis, Dyrrhachiensis et Sirmiensis, cum eorum suffraganeis. Auctore Daniele Farlato, Presbytero Societatis Jesu, et Jacobo Coleto olim ejusdem Societatis alumno.Venetiis, MDCCCXVII. Aput
IV (1675-1699), nr. 6, f. 26. të disiplinuar kishtare, pra duke e vënë theksin më tepër tek jeta praktike e krishterë, sesa tek problemet në lidhje me çështje dogmatike të fesë
  • Dokumente
  • . Xvi-Xvii
Dokumente të shekujve XVI-XVII..., vëll. IV (1675-1699), nr. 6, f. 26. të disiplinuar kishtare, pra duke e vënë theksin më tepër tek jeta praktike e krishterë, sesa tek problemet në lidhje me çështje dogmatike të fesë. 77
Knjižna dela Koprskega Škofa Agostina Grofa de Brutija ter falni gojor Kopersega literata Giusepija Bonzija, Benetke, 1748, Riassunto
  • Peter Štoka
Peter Štoka, "Knjižna dela Koprskega Škofa Agostina Grofa de Brutija ter falni gojor Kopersega literata Giusepija Bonzija, Benetke, 1748, Riassunto", në Il palazzo e la famiglia Bruti a Capodistria..., f. 173.